QSUT ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të 12-vjeçarit L. Sadiku. Në njoftimin e saj QSUT shkruan se 12 vjeçari është shtruar në spitalin pediatrik më 7 janar dhe ka ndërruar jetë më 8 janar në Shërbimin e Terapsië Intesive Pediatrike.
Pas ekzaminimeve të kryera shton më tej QSUT në njoftimin e saj, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshëmrisë.
Njoftimi i QSUT-së:
Reagim për mediat lidhur me rastin e pacientit L.S., 12-vjeç
QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë.Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike. Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.
Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet.
Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient.
Familjarët e të miturit jashtë kamerave kanë deklaruar se vogëlushi ka qenë i shëndetshëm dhe nuk ka pasur probleme shëndetësore.
Ata hedhin akuza ndaj mjekëve teksa shtojnë se pasi e kanë sjellë në Tiranë, djali është shtuar në pavionin e Covid, ndërsa janë shprehur se ai duhej të ndiqej në reanimacion./Versus.al








