AKTUALITET /

Vdekja e 12-vjeçarit, flet familjari: Nuk vuante as nga zemra dhe as nga diabeti! Nuk u trajtua siç duhej!

Familjarët e të mitur të tronditur janë shprehur se ai merrej me aktivitet fizik dhe se nuk vuante as nga zemra dhe as nga diabiti siç u tha më herët.

Shkruar nga Versus

Vdekja e 12-vjeçarit, flet familjari: Nuk vuante as nga zemra dhe as nga

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshati Pocestë të Maliqit ku një 14 vjeçar ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Tiranës në gjendje të përkeqësuar.

Familjarët e të mitur të tronditur janë shprehur se ai merrej me aktivitet fizik dhe se nuk vuante as nga zemra dhe as nga diabiti siç u tha më herët.

“Djalin nuk e trajtuan siç duhej, në një moment ai shtrëngon gjoksin fort. Aty e marr në krahë për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë dhe rrugës djali më mbaroi në krahë. Djali i jonë ka qënë i shëndetshëm,nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë, merrej me aktivitet sportiv.”  u shpreh një nga familjarët e 12-vjeçarit për media.

I mitur, në fund të dhjetorit ka shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit (me të vjella dhe temperaturë të lartë), dhe është trajtuar në spitalin e Korçës në reanimacion. Pasi është përmirësuar djali është nxjerrë nga spitali.

Familjari shtoi më tej se i mituri u shtrua në pavionin e Covid dhe se në momentin e shtrimit  filloi të kishte të vjella të pandërprera të cilat ja kishte komunikuar infermieres. 

“Djali jonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin ne reanimacion. U shtrua aty dhe filloi të kishte të vjella të pandërprera, ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte që nuk ka mundësi.”/Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: