AKTUALITET /

E rëndë/ U dërgua nga spitali i Korçës në Tiranë, humb jetën 12 vjeçari

Fillimisht i mituri u dërgua në spitalin e Korçës me tension të lartë, më pas u transportua në Tiranë në gjendje të përkeqësuar.

Shkruar nga Versus

E rëndë/ U dërgua nga spitali i Korçës në

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme ku një i mitur 12 vjeçar ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Tiranës në gjendje të përkeqësuar.

12 vjeçari nga fshati Pocestë i Maliqit u transportua në spitalin e Korçës me tension të lartë, por për shkak se gjendja iu përkeqësua, u dërgua drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Dyshohet se i ndjeri pësoi arrest kardiak dhe nuk arriti të mbijeonte. Familjarët e tij thonë se djaloshi kishte shfaqur shenja gripi, ndërsa në Tiranë u shtrua në pavionin e Covid-19. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: