AKTUALITET /

Amerikanë në SPAK e GJKKO, reagon Ambasada: Disa programe, thelbësore për interesat kombëtare

Në reagim thuhet se pas urdhërit të presidentit Trump të datës 20 janar, sekretari i shtetit, Marco Rubio nisi të rishikojë të gjithë programet e SHBA-ve, për të parë nëse janë efikaste dhe në përputhje me politikat e jashtme amerikane.

Shkruar nga Versus

Amerikanë në SPAK e GJKKO, reagon Ambasada: Disa programe,

Rikthimi i përfaqësuesëve amerikanë të OPDAT (Zyra e Zhvillimit, Asistencës dhe Trajnimit të Prokurorisë Jashtë shtetit) në SPAK e GJKKO, cilësohet nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si një çështje me interes të lartë kombëtar.

Në një reagim zyrtar për mediat, Ambasada Amerikane ka folur për herë të parë mbi rikthimin e amerikanëve në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe në Gjykatën e Posaçme, të cilët pak ditë më parë u panë në dyert e Prokurorisë teksa zhvilluan disa takime me drejtuesit e këtij institucioni.

Në reagim thuhet se pas urdhërit të presidentit Trump të datës 20 janar, sekretari i shtetit, Marco Rubio nisi të rishikojë të gjithë programet e SHBA-ve, për të parë nëse janë efikaste dhe në përputhje me politikat e jashtme amerikane.

“Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump të datës 20 janar për Rivlerësimin dhe Riorganizimin e Ndihmës së Jashtme të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Rubio nisi një rishikim të të gjithë ndihmës së huaj të SHBA për t’u siguruar që programet të jenë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA nën agjendën ‘Amerika e Para’. Disa programe që konsiderohen thelbësore për interesat kombëtare të SHBA kanë rifilluar, ndërkohë që rishikimi i ndihmës së huaj është ende duke u zhvilluar.”

Prezenca e përfaqëuesëve të OPDAT në Shqipëri, tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të drejtësisë në Shqipëri, duke i mbështetur në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Misioni i OPDAT u largua nga Shqipëria pas urdhrit të Donald Trump për ndërprerjen e fondeve amerikane edhe për institucionet që asistonin organet e drejtësisë në Shqipëri.

Urdhri i Donald Trump për pezullimin e ndihmës së huaj preku edhe misionin amerikan OPDAT në Shqipëri. Një pjesë e mirë e ekspertëve amerikanë të këtij misioni që ishin vendosur nëpër institucionet shqiptare u larguan.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: