
Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja nga Durrësi që u largua nga banesa mëngjesin e sotëm.
Lajmi konfirmohet nga policia e Durrësit e cila e shpalli të miturën në kërkim pas marrjes së njoftimit nga familja e saj.
Ndërkohë, policia e Tiranës është informuar dhe po ndihmon për të kthyer të miturën tek familja e saj.
Ishte familja që denoncoi largimin e të miturës e cila nuk kishte shkuar as në shkollë.

