AKTUALITET /

4 të miturit që i vranë djalin 15 vjeçar përfituan nga gjykimi i shkurtuar, babai: Të merren masa ose bëj vrasje

Shkruar nga Versus
4 të miturit që i vranë djalin 15 vjeçar përfituan
I mituri që u vra me thikë vitin e kaluar

Sot në Gjykatën e Apelit është zhvilluar seanca për ngjarjen e ndodhur në maj të 2023-it, ku i mituri Fatjon Bici, asokohe 15 vjeç u vra me thikë nga 4 bashkëmoshatarë të tij pas një sherri të ndodhur ku kishte ndërhyrë për të mbrojtur kushëririn e tij.

Gjykata la në fuqi dënimin e dhënë më herët me 46 vite burg për 4 të miturit të cilët përfituan nga gjykimi i shkurtuar. Për shkak se kishin tejkaluar afatet e paraburgimit, të miturit ishin lënë në arrest shtëpie, ndërsa sot u kthyen në qeli.

Pavarësisht këtij vendii, Mustafa Bici babai i të miturit që u vra me thikë ka shprehur mosdakordësinë e tij dhe ka kërkuar që të merren masa ose përndryshe do të kryejë vrasje.

“Është liruar dhe bën gjumin në shtëpi. Heshta, por më shkelën me këmbë, nuk ka më drejtësi. Më vranë për së dyti, nuk duroj dot më. Të merren masa ose do të kryej vrasje”- është shprehur Mustafa Bici.

Ergi Karaj u dënua 12 vite burg për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, 10 vite burg për veprën penale plagosje dhe 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armë mbajtje. Në total ai u dënua 27 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar. Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg.

Orgito Çarçiu u dënuar për 4 vepra penale me 21 vite burg dhe në gjykim të shkurtuar ai do të vuajë 14 vite burg.

Xhonatan Çekrezi u dënuar nga gjykata për 4 vepra penale me 12 vite burg, në gjykim të shkurtuar 8 vite.

Ndërsa Stiven Murati u dënua nga gjykata me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak metra larg shkollës në Gramsh ku 4 adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë kur hyri për ta mbrojtur atë. Versus.al

Poll