Një ish-miss, një vajzë që vjen nga një familje me moral të lartë dhe me lekë, siç ajo vetë e përkufizon veten dyshohet të ketë qenë në 2018 si bashkëpunëtore e Safet Bajri në vrasjen e Fabar Licit. A
Mësohet se emri i saj është Eria Ago dhe ajo është vendosur në pranga 5 ditë pas Safet Bajrit.
Prokuroria ka dyshime se ish-missi ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij. Mbi Eria Agon, SPAK dhe Policinë e Shtetit kanë ngritur akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe e kanë vendosur në pranga që më datë 26 shkurt. Aktualisht Eria Ago ndodhet në burgun e grave në Pogradec, në Pojskës.
Por Eria Ago, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë e median shqiptare.
Ajo është përmendur edhe në përgjimet që futën në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”. Në vitin 2020, përgjimet e Nikajt, kanë nxjerrë në skenë edhe emra të njohur të shoëbizit shqiptar. Një nga protagonitet në këtë rrjet prositucioni është edhe ish-missi, Eria Ago.
Në përgjime, Ago kërkohet nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime. Mesazhet përcillen përmes “Zogut të Tiranës”.
Biseda e përgjuar nga prokuroria:
Zogu: Hiç,do takoj një shok se nuk e kisha takuar ka kohë
Anjeza: Po do kemi ndonjë gocë, për naj sfilatë më thuaj, 1 ose 2, kemi një rast shumë të mirë, po “E” (përmend emrin e një vajze) i the ti?
Zogu: Jo nuk e kam ba hala muhabetin, ka qenë shumë e hallakatur, as nuk e kam takuar
Anjeza: Ça bëhet mo?
Zogu: Asgjo, të zakonshmet. Tërhiqe mos e këput
Anjeza: Po si të gjithë
Zogu: Si të gjithë, çfarë do bëjmë?
Anjeza: Ti s’more hala dhuratën e ditëlindjes. Ti je rehat komplet, do më kujtosh se ta kam nda parfumin
Zogu: E di, po po.
Anjeza: Po më shif noj p…,s’ka ndoj p…
Zogu: Se di ça të them shpirti jote, aman ku ti gjej
Anjeza:Po për qef o shpirt, si do njeri për hall
Zogu:E di e di, por çfarë të them unë, këto janë...
Pas publikimit të lajmeve për të, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo pretendonte se e gjitha ishte shpifje për të hedhur baltë mbi figurën e saj.
MESAZHI I ERIA AGOS
Duke ju përshendetur të gjithëve që jeni duke lexuar këtë status dhe më gjërë. Dua të ndaj me ju një deklaratë të fortë përsa i përket titujve të sotshëm në portale, në kronikën rozë dhe në shumë faqe të mëdha në rrjete sociale.
Nuk do duhej në këto komente të tejzgjatemi në reflektim, por të mos besojmë në atë çfarë është shkruar sot mbi emrin tim, qëllimit për të hedhur baltë mbi figuren time publike dhe mbi moralin tim tashmë është një objektiv i dështuar për ata gazetarë apo menaxhues portalesh.
Shpifja e tyre duke besuar në ndërgjegjen tuaj dhe në pafajësinë time më bënë të ndihem mirë në këto momente.
Nuk dua të shfaqem si njëri që dua të mohoj të vërtetën, por si një vajzë që vjen nga një familje e lartë dhe me plot moral, unë nuk kam pasur kurrë nevojë të mbështetem tek një partner, si pasojë e nevojës ekonomike, sepse puna ime e palodhshme dhe kontributi i familjes time më bënë që unë të kem atë çfare dua.
Dua të theksoj që nuk mohoj njohjen me Hermesin, sepse ai ka një lidhje miqësore me mua dhe familjen time, por vetem kaq.
Duke ju përshëndetur dhe duke besuar serisht që ju keni besim në ndërgjegjen dhe në figurën time dua ta mbyll me një shprehje:
"Çdo moment fjalët tona janë gënjeshtrat dhe vetëm veprimi ynë është e vërteta!"







