
Avokati Mirash Ndoci, mbrojtës ligjor i Bardhyl Fusha, ka dhënë sot në seancë një sqarim për opinionin publik, duke theksuar se klienti i tij ka vepruar nën një presion të jashtëzakonshëm financiar dhe emocional, dhe se ngjarja e ndodhur nuk përbën një akt kriminal të planifikuar.
Avokati Ndoci theksoi se ngjarja tregon mungesë planifikimi, mungesë strategjie arratisjeje dhe mungesë përshkallëzimi dhune.
Sipas mbrojtjes, Fusha kishte një situatë ekonomike shumë të vështirë dhe detyrime të papaguara ndaj punonjësve të tij, çka e shtyu në një akt të izoluar, të kryer nën stres të lartë emocional dhe financiar.
Në seancë, mbrojtja ka kërkuar një masë sigurimi më të butë se “arrest në burg” dhe kryerjen e një ekspertimi psikologjik/psikiatrik për të vlerësuar gjendjen e tij mendore në momentin e ngjarjes.
Megjithatë, gjykata vendosi që Fusha të mbetet në burg për garantimin e sigurisë dhe vijimin e hetimeve.
Biznesmeni Fusha u arrestua dy ditë më parë pas një tentative të dështaur për të vjedhur bankën e nivelit të dytë, Fibank
Ai u kap nga policia teksa po dilte nga banka me një ccantë në dorë ku kishte fshehur kallashin me të cilin qëlloi në tokë dhe lekët që kishte arritur të merrte./Versus.al


