Pas rreth 12 vitesh në kampet e Sirisë, Eva Dumani ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Aeroportin “Nënë Tereza”. Kthimi i saj është realizuar përmes një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet turke, ndërsa transferimi drejt Shqipërisë është bërë nga Turqia me fluturim civil.
Eva Dumani kishte mbetur prej vitesh në kampin Al Hol në Siri, pas shpërbërjes së territorit të kontrolluar nga ISIS. Në një mision të mëparshëm riatdhesimi, vite më parë, ajo nuk ishte kthyer në Shqipëri, ndërkohë që familjarë të saj ishin riatdhesuar.
Rasti i saj ishte përmendur shpesh si një nga dosjet e pambyllura të riatdhesimeve shqiptare nga kampet siriane. Foto e publikuar tregon momentin kur ajo përqafon vëllain e saj Endrin i cili u riatdhesua para disa vitesh. Versus.al

