
Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, arkitektja Entela Koja, përfaqësuese e banorëve të cilëve u preken banesat nga projekti TID, tha se u ishte bërë e qartë se alternativa e vetme e tyre është që projekti të zbatohet.
Megjithatë, Koja tha se banorët kanë qenë të acaruar gjatë mbledhjes dhe se kërkojnë që vendimet e IKMT të anulohen deri në rishikimin e objekteve, përndryshe nuk do të heqin dorë nga mbrojtja për banesat.
‘’Në fillim të mbledhjes na u tha e qartë që ju nuk keni alternativë vetëm se të pranoni se projekti do të bëhet. Ne u thamë se nuk jemi kundër projektit përderisa kemi konstatuar gabime, a nuk jeni për rishikim të projektit.
Na u tha se nuk ka rishikim, jemi këtu për tju dhënë opsione cmimesh strehimesh dhe objektesh ku mund tju strehojmë. Të treja ju mbajtën deri në fund. Gjatë bisedës të gjithë ishin të acaruar nga fakti se ishim duke folur në mënyrë të prerë, kur filluam ti dëshmojmë objekte që kanë vlerë historike, na thanë se do ti rishikojmë.
Kryesorja që duhet të bëjë kjo bashki dhe kjo administratë, duhet të anulojë të gjithë vendimet e IKMT në mënyrë urgjente, ose njerëzit do të jenë bashkë në cdo objekt që do të preket. Po su anuluan, asnjë fjalë që ata thanë sot ska vlerë. 35 janë në dorë të parë, ato të tjerët janë 100’’- u shpreh arkitektja. Versus.al


