
Këngëtarja Elvana Gjata do të jetë e ftuar speciale në spektaklin e mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP Albania 5. Fakti që do të ketë një të ftuar speciale bëhet me dije edhe në videon e publikuar në rrjetin social.
Por përse Elvana?
Banorëve u është dhënë një sfidë për tu ndarë në dy grupe. Secili grup do të performojë një pjesë nga filmi ‘’Dy gisht mjaltë’’ me protagonistë Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën. Prania e kësaj të fundit në prime do të jetë një surprizë për banorët.
Gjithashtu hyrja e Elvanës në BBVA mund të lidhet edhe me një moment të rëndësishëm në karrierën e saj. Më 10 maj, ajo do të mbajë koncertin “Dekada” në Milano, në Unipol Forum, një nga arenat më të njohura në Itali, ku kanë performuar yje botërorë si Paul McCartney, AC/DC, Celine Dion, Spice Girls, Mariah Carey, Madonna dhe Lady Gaga. Përveç saj do të performojë edhe Alban Skënderaj. Ky koncert do të shënojë një tjetër hap të madh për Elvanën në skenën ndërkombëtare dhe ftesa e saj mbrëmjen e sotme mund të lidhet me një lloj promovimi.
Këngëtarja ka qenë edhe më herët pjesë e spektaklit, gjatë edicionit të dytë kur performoi këngën e saj në ceremoninë martesore mes Kiarës dhe Luizit. Versus.al

