
Pas mbledhjes me disa banorë të cilët prej kohësh protestonin për projektin TID që u prish shtëpitë, kryeministri Edi Rama pati disa përplasje me qytetarë të tjerë jashtë bashkisë. Një grup banorësh të cilët pretendonin se bashkia nuk dëgjon shqetësimet e tyre për projektin shpërthyen në akuza ndaj kryeministrit.
Ky i fundit iu përgjigj duke u thënë se ata ishin përfaqësues të PD dhe përfaqësonin hallin e Berishës. Ndërsa deklaroi se projekti do të vijonte me disa rishikime të vogla.
‘’Biseda ka qenë konstruktive me opinione të ndrysdhme. Ndërkohë që 35 të tjerë atje që nuk përfaqësojnë as qytetin dhe as hallet, por vetëm hallin e një 80 e kusur vjeçari të rrjedhur nga Ldo lloji rruge të arsyes, krijojnë situata qesharake dhe tregojnë se ku ështëe katandisur ajo fare partie.
Përsa i takon problemit kemi rënë dakord sesi do të shkojmë përpara, qoftë me verifikimin e nevojshëm për disa objekte që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore. Prishje do të ketë, projekti nuk do ndalet, do të zbatohet, por do bëjmë rishikim për disa shtëpi që pretendohen si trashëgimi kulturore’’- tha Rama mes të tjerash. Versus.al

