MAGAZINË /

Egla Ceno reagon pas batutave të Luiz Ejllit dhe Julian Dedës: Jeni më të frikshëm se gratë e lagjes!

Egla Ceno ka reaguar pas batutave të Luiz Ejllit dhe Julian Dedës, duke kritikuar mënyrën si u minimizua një grua dhe duke theksuar rëndësinë e respektit ndaj suksesit të të tjerëve.

Shkruar nga Versus

Egla Ceno reagon pas batutave të Luiz Ejllit dhe Julian Dedës: Jeni

Pak ditë më parë, këngëtari Luiz Ejlli dhe aktori i humorit Julian Deda ishin të ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, ku shkëmbyen disa batuta për njëri-tjetrin.

Gjatë prezantimit, Luiz me humor tha se Juli duhet t’i vinte turp që e kishte mundur Eglën në “Big Brother”, ndërsa Julian iu përgjigj se është më mirë të të mundë Eglën sesa të fitosh me Kristin.

Pas këtij momenti, fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, reagoi përmes një postimi në Instastory, duke kritikuar mënyrën si dy artistët minimizuan një grua me batutat e tyre.

Postimi i Egla Cenos: 

Unë do merresha jo me dy burra por edhe me 200 njëherësh, sidomos me dy burra që ‘fërkojnë’ njëri-tjetrin me batuta duke minimizuar një grua. Do merresha, por jam duke hekurosur, duke bërë teatër, film, duke blerë pelena për mamin e gjëra të tilla prej njerëzish të zakonshëm.

Problemi nuk është te fitorja ime, problemi është te mënyra si e shohin suksesin e të tjerëve duke predikuar për veten përulësi që nuk e kanë. Nëse nuk ju del akrepi nga stomaku mund t’ju këshilloj metodën revolucionare të quajtur: pranimi i realitetit.

Yshni tutje, jeni më të frikshëm juve se gratë e lagjes kur mblidhen për të folur për komshien e re. Zoti na ruajtë nga gojët e delenxhinjve./Versus.al

Egla Ceno reagon pas batutave të Luiz Ejllit dhe Julian Dedës: Jeni

 

 

 

 

Tags:

egla ceno

Poll