Në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Albania, banorët Rogert Sterkaj dhe Selin Bollati janë përfshirë në një debat të fortë pas ngacmimeve të vazhdueshme për orientimin seksual të banores.
Debati nisi pasi Selin kishte shkëmbyer puthje në buzë me Gretën, dhe Rogerti e pyeti vazhdimisht për këtë. Selin iu përgjigj: “Çfarë është problemi yt me orientimin tim seksual? Nuk është problem të pëlqesh një femër, njerëzit kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan”.
Rogerti iu kthye duke thënë: “Shkove e puthe, ti që shkon e puth këtë, ti që puth kunatën në buzë, çfarë orientimi seksual ke?”. Selin e përfundoi përplasjen me fjalët: “Jam lesbike dhe çfarë, çfarë të duhet ty?”, duke theksuar të drejtën e saj për të qenë si të dojë.
Ngacmimet e Rogertit nuk kanë qenë të veçanta vetëm për Selin; ai ka ngacmuar edhe Kristi Lamaj, duke e vënë në siklet për të njëjtën temë.
Ky lloj qëndrimi e ka karakterizuar Rogertin në formatin e “Big Brother”, ku shpesh përdor ofendime dhe ngacmime ndaj banorëve të tjerë.

