
Tiranë- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Gjeneral Nikols”.
Rreth orës 06:50, makina me drejtues 37 vjeçarin E.M ka përplasur për vdekje një person i cili ende nuk është identifikuar.
Për pasojë drejtuesi i automjetit është transportuar për në komisariat ku do të kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al

