Dibër- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën dytësore të fshatit Kastriot ku një shofer 29 vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit duke përplasur një këmbësor.
Për pasojë, ky i fundit u transportua në spital por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Versus.al








