
Lushnjë- Gjatë mbrëmjes, në një biznes thertore, disa hajdutë kanë hyrë dhe kanë vjedhur kasafortën dhe më pas kanë tentuar të largohen me furgonin e biznesit.
Por në largim e sipër, shoferi që po drejtonte furgonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues, duke e lënë kështu në vendngjarje furgonin e thertores.
Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen ekspertizën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në zonë janë marrë kamerat e sigurisë të bizneseve për të bërë të mundur zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. Versus.al








