AKTUALITET /

Aksion i befasishëm në burgun e Durrësit, sekuestrohen celularë “iPhone” brenda qelive

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, kontrolli u krye me pjesëmarrjen e Forcave Speciale dhe përfshiu si ambientet e brendshme, ashtu edhe ato të jashtme të institucionit.

Shkruar nga Versus
Aksion i befasishëm në burgun e Durrësit, sekuestrohen
Celularet e sekuestruar

Një aksion i befasishëm është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Durrës, në institucionin e vuajtjes së dënimit, pas informacioneve të siguruara nga strukturat operative dhe analizës së riskut.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, kontrolli u krye me pjesëmarrjen e Forcave Speciale dhe përfshiu si ambientet e brendshme, ashtu edhe ato të jashtme të institucionit.

Gjatë operacionit u sekuestruan tre telefona celularë tip “iPhone”, të cilët ishin të ndezur dhe funksionalë. Njëri prej tyre u gjet në posedim të një të paraburgosuri me inicialet B.G., ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan në ambientet e institucionit pa autor të identifikuar.

Pas ndërhyrjes, autoritetet ndërmorën një sërë veprimesh të menjëhershme, duke veçuar të paraburgosurin, hartuar raportin e incidentit dhe procesverbalin për bllokimin e sendeve të ndaluara. Materialet janë referuar për hetime të mëtejshme.

Autoritetet bëjnë me dije se aksioni është pjesë e masave për forcimin e sigurisë në burgje, ndërsa paralajmërojnë se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha institucionet penitenciare në vend, me tolerancë zero ndaj shkeljeve.

Njoftimi:

Në vijim të informacioneve të siguruara nga strukturat operative të IEVP Durrës dhe pas analizës së riskut, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërmori një aksion të befasishëm kontrolli në këtë institucion. Kontrolli u zhvillua në orët e para të mëngjesit, në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026, me pjesëmarrjen e Forcave Speciale të DPB.

Gjatë operacionit u ushtrua kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit. Rezultatet e kontrollit:

U sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë.
Njëri prej tyre u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale B.G.
Dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autorë në ambientet e institucionit.

Veprimet e menjëhershme:
* U veçua i paraburgosuri B.G.
* U hartua raporti i incidentit.
* U mbajt procesverbali i bllokimit të sendeve të ndaluara.
* Materialet iu referuan Specialistit të SHKB për veprime të mëtejshme hetimore.

Ky aksion është një tjetër dëshmi e vendosmërisë për të goditur çdo tentativë për cenimin e sigurisë në institucionet penitenciare. Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të në rang vendi. Zero tolerancë ndaj shkelësve./Versus.al

Aksion i befasishëm në burgun e Durrësit, sekuestrohen

Aksion i befasishëm në burgun e Durrësit, sekuestrohen

Aksion i befasishëm në burgun e Durrësit, sekuestrohen

 

Poll