AKTUALITET /

I dënuari për vrasje në tentativë del me leje nga burgu i Rrogozhinës, por nuk rikthehet

Fatmirësisht policia arriti ta lokalizonte dhe ta arrestonte.

Shkruar nga Versus

I dënuari për vrasje në tentativë del me leje nga burgu i

Një 49 vjeçar i identifikuar si E.M i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, ngriti në këmbë policinë pasi mori leje nga burgu i Rrogozhinës dhe nuk u kthye më në institucion për vijimin e vuajtjes së dënimit.

Policia arriti ta lokalizonte dhe ta arrestonte sërish.

“Kapet shtetasi E. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili në vitin 2024 ishte trajtuar me leje shpërblyese nga IEVP, pasi vuante dënimin për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, por pas përfundimit të lejes nuk ishte kthyer më në IEVP për vuajtjen e dënimit të mbetur. Pas kapjes, ai iu dorëzua IEVP Rrogozhinë për vijimin e kryerjes së pjesës së mbetur të dënimit”, njofton policia. Versus.al

Poll