POLITIKË /

Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, skualifikohen mjekja dhe avokati që dorëzuan kandidaturat

Shkruar nga Versus
Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, skualifikohen
Sali Berisha

Sali Berisha do të jetë kandidati i vetëm për të drejtuar Partinë Demokratike, organizimin politik më të madh të opozitës së vendit. Mësohet se së fundmi janë skualifikuar edhe kandidaturat e mjekes së QSUT, Mereme Sela dhe avokatit Vladimir Malaj.

Përsa i takon Mereme Selës, në vendimin e komisionit të organizimit elektoral thuhet se dokumentacioni i dorëzuar prej saj ishte i rregullt, por nuk plotëson kriterin e figurës me profil shumë të lartë publik dhe politik për të qenë kandidate e forcës opozitare më të madhe në vend.  I njëjti arsyetim është përdorur edhe për kandidaturën e Vladimir Malajt. 

Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, skualifikohen

Me këtë vendim, Berisha mbetet i vetmi kandidat në garë për zgjedhjet që do zhvillohen brenda këtij muaji për kreun e PD. Në këto kushte, anëtarët demokratë do të përballen vetëm me pyetjen nëse duan që Berisha të drejtojë sërish PD-në apo jo. 

Ditën e djeshme kur ishte edhe afati final për dorëzimin e kandidaturave, zyrat e PD ishin të mbyllura për përfaqësuesin e Salianjit, Evi Kokalarin dhe avokaten Alesia Balliu të cilët donin të dorëzonin emrat si kandidatë sfidues përballë Berishës. Ata akuzuan kryedemokratin se këtë po e bënte qëllimisht për shkak se kishte frikë nga gara e ndershme. Versus.al

Poll