
Sekustrohet kompania EURO BETON 2005 e mafiozëve italianë Telesca dhe e Bujar Gazhelit, pastrim parash, mashtrim dhe fshehje të ardhurash, aktiviteti kriminal i Giovanni Telesca dhe Arjan Ormenajt që pastron paratë e Çopjave
Gjykata e Tiranë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për sekustrimin si aset kriminal të kompanisë EURO – BETON 2005 shpk, e cila rezulton e përfshirë në pastrim parash, skema mashtrimi dhe fshehje të të ardhurave. E skeduar si ‘betonieria’ kryesore në Tiranë e pastrimit të parave të drogës, korrupsionit dhe skemave mashtruese, vendimi për sekuestrimin e kompanisë EURO – BETON 2005 është marrë në 24 prill 2026.

Prokuroria e Tiranës nisi një hetim dismujor për aktivitetin e dyshuar kriminal të kompanisë Euro Beton 2005 pas sinjalizimit nga organet ligjzbatuese shqiptare dhe partnere. Hetimi ka zbuluar pastrimin e dhjetëra milionë eurove, një skemë disavjeçare mashtrimi, evazion fiskal etj., vepra penale të kryera nga një grup i dyshuar kriminal, por që megjithatë dosja nuk është referuar për kompetencë në SPAK.
Edhe pse pronarët e kompanisë rezultojnë mbulesë e parave të grupeve të rrezikshme kriminale, SPAK është mbajtur larg kësaj dosje. Jo vetëm kaq. Por, edhe lajmi i sekuestrimit nuk është bërë publik, ndërsa drejtuesit e kompanisë jo vetëm që i kanë shpëtuar arrestimit, por vijojnë aktivitetin kriminal, sidomos duke mashtruar biznesmenë të ndryshëm.
Pas kompanisë Euro Beton 2005 qëndrojnë italianët Pietro Telesca dhe Giovanni Battista Telesca (Giovanni i Euro Beton), i njohur si një prej mashtruesve më të famshëm në Tiranë. Giovanni Battista Telesca rezulton nga hetimi se ka mashtruar një numër biznesmenësh në Tiranë, duke u zhvatur miliona euro, ndërsa është personazhi kyç që mban lidhjet me grupet kriminale për pastrimin e parave në ndërtim.

Ortakët shqiptarë janë Arjan Ormenaj dhe Bujar Gazheli, ky i fundit i lakuar si mik i Edi Ramës, përfitues i dhjetëra milionë euro para publike në shëndetësi, përmes kompanisë kompaninë Albanian Medical Distributor (AMD), derivat i një kompania të dyshimtë italiane.
Ndërkaq, Arjan Ormenaj është skeduar si personazhi kyç që pastron paratë grupit kriminal Çopja, i goditur nga SPAK. Nga verifikimet rezulton se kompanitë ‘Elba Beton” dhe “Elba Import”, të themeluara nga anëtari i grupit kriminal Çopja, Arben Lamçja alias Dobrova, rezultojnë se kanë kaluar në emrin e biznesmenit Arjan Ormenaj.
Sipas dosjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Arjan Ormenaj, i cili sot është edhe administrator i të dyjave kompanive, dyshohet se mbulonte kompanitë e Arben Lamçes, me të cilat pastroheshin paratë e veprimtarisë kriminale, shfrytëzim prostitucioni, trafik kokaine dhe vrasje me pagesë.
Kompanitë ‘Elba Beton” dhe “Elba Import”, sot në emrin e Arjan Ormenaj rezulton se kanë qarkulluar dhjetëra miliona euro, para të dyshuara se janë injektuara në këto kompani nga aktiviteti kriminal. Arjan Ormenaj menaxhon një kartel kompanish me veprimtari të dyshimtë, ndërsa posedon në emrin e tij restorante, lokale, apartamente dhe biznese dhjetëra milionë euro nga Elbasani në Tiranë.
Arjan Ormenaj ka hyrë në transaksione dhe i ka blerë aksione edhe Bekim Halilaj, një personazh i njohur i aferave korruptive të Ilir Metës. Arjan Ormenaj ka përfituar edhe koncesione për hidrocentrale, ndërsa po ndërton në Qerret të Kavajës me disa kompani në emrin e tij. Arjan Ormenaj nuk është biznesmeni i vetëm i cili dyshohet se mbulon pasuritë dhe bizneset e grupit kriminal Çopja. Grupi kriminal për vite me radhë ka arritur të rekrutojë gjyqtarë, policë, prokurorë etj., duke blerë drejtësinë dhe duke i shpëtuar veprimit të ligjit./Prapaskena.com

