Durrës- Një person ka humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën “Martin Camaj”.
Përplasja e rëndë mes dy mjeteve ndodhi mëngjesin e sotëm duke bërë që 37 vjeçari me inicialet R.L të ndërronte jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.
Ndërsa të plagosur kanë mbetur shoferi i mjetit tjetër dhe pasagjerja që ndodhej me të. Të dy janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ka mbërritur në rrugën ku ndodhi aksidenti për zbardhjen e shkaqeve që sollën përplasjen tragjike për 37 vjeçarin. Versus.al







