
Reperi shqiptar nga Kosova, Getinjo ka ndarë një postim me një mesazh të fortë reflektues, ku flet për vështirësitë që ai dhe vëllai i tij Mozzik kanë kaluar ndër vite.
Mbi foton e publikuar, Getinjo shkruan në anglisht se ata kishin hasur në shumë kurthe dhe njerëz që janë përpjekur t'i dëmtojnë. Pavarësisht kësaj reperi shkruan se të 2 ia kanë arritur të kalojnë gjëra që shumë pak njerëz do të mund t'i kalonin.

Fotografia e dy vëllezërve shihet si një dëshmi e lidhjes së tyre të fortë dhe mbështetjes që i japin njëri-tjetrit edhe në periudha të vështira. Versus.al

