AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga, pasagjeri gjendet i vdekur jashtë mjetit

Shkak për aksidentin e ndodhur në Bypassin e Fierit, dyshohet të ketë qenë shpejtësia.

Shkruar nga Versus
Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga, pasagjeri gjendet
Foto nga vendngjarja

Fier- Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Pojanit” ku një person ndërroi jetë ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Mësohet se si pasojë e shpejtësisë mjeti ka dalë nga rruga në vendin e njohur si Bypassi i Fierit. Viktima që dyshohet të ketë qenë pasagjer në mjet, është gjetur disa metra larg vendit ku kishte përfunduar makina.

Ndërsa shoferi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës ku mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se shoferi humbi kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë dhe përfundoi jashtë rrugës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: