AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Kuçovë, makina përplaset me mjet bujqësor, humbin jetën burrë e grua

Në mjetin bujqësor ishte edhe vajza e çiftit të të moshuarve e cila mbeti e plagosur dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spital.

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Kuçovë, makina përplaset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur "Rruga e drejtë e Kuçovës" ku automjeti me drejtues A.K është përplasur me një mjet bujqësor (frezë dore) ku ndodheshin 3 familjarë, 2 prej të cilëve humbën jetën.

Mësohet se si pasojë e aksidentit mbetën të vdekur burrë e grua, përkatësisht Ahmet Kafazi 81 vjeç dhe Salushe Kafazi, 77 vjeçe. Ndërsa vajza e tyre, 58 vjeçarja F.B është transportuar në spital ku paraqitet jashtë rrezikut për jetën. 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: