Pukë- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në vendin e quajtur Laku i Qershisë në fshatin Iballë.
Një automjet i drejtuar nga 40 vjeçari G.Gjura ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një thellësi. Për pasojë ka mbetur i vdekur shoferi, i cili mësohet se ka humbur kontrollin e mjetit, gjë që më pas ka sjellë aksidentin fatal.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al








