
Një aksident i rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Selvisë, në Tiranë, ku një automjet u përplas me një motor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 3:00, duke lënë të lënduar dy të rinj rreth 20 vjeç, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të cilët po udhëtonin me motor.
Të lënduarit u transportuan menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Gledis Zefi ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa drejtuesi i motorit, Abdurrahman Bollati, është në gjendje të qëndrueshme./Versus.al

