Një 60 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti fatal ku u përfshi makina me të cilën ai udhëtonte. Si pasojë e aksidentit të trefishtë, njëri prej shoferëve i identifikuar si Lazer Firza, 60 vjeç ka humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”.
I ndjeri i cili udhëtonte me mjet tip "Volkswagen", fillimisht u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra në aksidentin fatal të ndodhur në aksin Thumanë-Kashar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al








