AKTUALITET /

Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën pasagjeri 32 vjeçar

Pasgjeri 32 vjeçar u dërgua në spitalin e Traumës por nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të aksidentit.

Shkruar nga Versus

Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën pasagjeri 32

Durrës- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bilalas. Mësohet një 46 vjeçar humbi kontrollin e automjetit dhe u aksidentua.

Ndërsa 32 vjeçari që ndodhej pasagjer në makinë, Gjovalin Gjergji u dërgua në spitalin e Traumës por si pasojë e plagëve të rënda të marra nuk arriti të mbijetonte.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak”- thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: