Durrës- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Manëz-Kullë.
Mësohet se mjeti me drejtues Muharrem Jakupi ka përplasur Seladin Agon gjatë momentit që ky i fundit po kalonte rrugën.
Si pasojë e goditjeve të rënda, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në spital.
Ndërsa shoferi u shoqërua për në polici për veprime të mëtejshme. Rruga ku ndodhi aksidenti njihet për faktin se ka mungesë të theksuar të ndriçimit dhe shumë kalimtarëve shpesh u rrezikohet jeta. Versus.al







