Kukës- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të tunelit të Kalimashit ku është kthyer përmbys një kamion që transportonte krom.
Si rrjedhojë ka mbetur i vdekur shoferi i identifikuar si S.I, 31 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Versus.al








