AKTUALITET /

Aksident me vdekje në Kavajë në mesnatë, arrestohet një italian, shqiptari në kërkim

Italiani me inicialet F. A., është arrestuar pasi nuk ka treguar se kush ka qenë në timonin e makinës, ndërsa shqiptari me inicialet V. N., nuk është gjetur në banesë.

Shkruar nga Versus

Aksident me vdekje në Kavajë në mesnatë, arrestohet një

Një aksident me vdekje ka ndodhur pas mesnatës së rreth orës 00:30 minuta, ku një makinë tip “Golf” ka përplasur për vdekje 54-vjeçarin me inicialet P. F.

Italiani me inicialet F. A., është arrestuar pasi nuk ka treguar se kush ka qenë në timonin e makinës, ndërsa shqiptari me inicialet V. N., nuk është gjetur në banesë.

Njoftimi i Policise se Kavajes: 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasin italian F. A., 54 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i 54 vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 43 vjeçarit u bë për arsye se rreth orës 00:30 të mëngjesit të sotëm, në segmentin rrugor Kavajë-Golem, këta dy shtetas po udhëtonin me automjetin tip Golf në pronësi të shtetasit V.N, dhe kanë aksidentuar këmbësorin shtetasin P. F., 54 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka humbur jetën.

Pas aksidentit të dy këta shtetas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, është bërë arrestimi i shtetasit italian F. A., 54 vjeç, pasi nuk ka deklaruar se cili prej tyre ka qenë në drejtimin e automjetit.

Po në vijim të veprimeve është shpallur në kërkim shtetasi V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ky shtetas nuk është gjetur në banesë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna hetimore për zbardhjen e këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: