AKTUALITET /

Aksident me vdekje pranë urës së Orikumit

Burime nga policia thanë se, 32-vjeçari me inicalet K. C., duke drejtuar një makinë “Lexus” ka përplasur për vdekje një 46-vjeçar i cili ka humbur jetën në spitalin e Vlorës.

Shkruar nga Versus

Aksident me vdekje pranë urës së Orikumit

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë urës së Orikumit në Vlorë.

Burime nga policia thanë se, 32-vjeçari me inicalet K. C., duke drejtuar një makinë “Lexus” ka përplasur për vdekje një 46-vjeçar i cili ka humbur jetën në spitalin e Vlorës.

Ai po lëvizte me një biçikletë në momentin kur është përplasur.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: