Tiranë- Një 27 vjeçar me inicialet F.T është arrestuar nga policia nën akuzën e shantazhit për të marrë para nga një tjetër person.
I riu në bashkëpunim me 25 vjeçaren L.M kanë kërcënuar një 33 vjeçar që t’u jepte 1 mijë euro në mënyrë që të fshinin foto dhe shkrime të jetës së tij private nga rrjeti social “TikTok”
Për një ngjarje të ngjashme, të ndodhur më 14 mars 2024, është arrestuar edhe një 21 vjeçar me inicialet L.H i cili kishte shantazhuar në rrjete sociale për të marrë para.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al








