AKTUALITET /

Aksident në Fier, makina përplas motorrin, një i plagosur

Shkruar nga Versus

Aksident në Fier, makina përplas motorrin, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:20 në aksin rrugor Fier-Kraps. Një makinë është përplasur me një motorr.

Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motorr ka përfunduar në rrugë duke marrë dëmtime të shumta.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në aksin rrugor ‘Fier-Kraps’, motomjeti me drejtues shtetasin S. G., 32 vjeç, banues në Plykë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Poll