
Fier- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Levan ku janë përfshirë 3 automjete.
Sipas dëshmitarëve, një autobot u ka prerë rrugën 2 makinave dhe këto të fundit janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar 3 të plagosur.
Personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit ku po marrin ndihmën e duhur mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Versus.al







