Vlorë- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Panaja ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Për pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar për në spitalin rajonal, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit të dytë të ndodhur në orët e pasdites. Pak orë më parë një aksident u regjistrua në Bulqizë ku mbetën të plagosur rëndë dy persona të cilët u transportuan në spitalin e Traumës. Versus.al








