AKTUALITET /

Aksident tragjik gjatë mesnatës në Durrës, humb jetën 26 vjeçari

I plagosur ka mbetur edhe një 19 vjeçar i cili po drejtonte automjetin tjetër.

Shkruar nga Versus

Aksident tragjik gjatë mesnatës në Durrës, humb jetën

Durrës- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë mesnatës në zonën e Pjezës.

Dy automjete janë përfshirë në përplasjen e fortë që solli vdekjen në vend të 26 vjeçarit G.K me banim në Sukth. Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër, 19 vjeçari F.R është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik. Versus.al

Poll