AKTUALITET /

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj! Mes tyre një 18 vjeçar shqiptar (EMRI)

Makina me pesë të rinj në bord doli nga rruga dhe u përplas me një mur në zonën e Modenës.

Shkruar nga Versus
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj! Mes tyre
Foto nga vendngjarja

Itali- Një aksident tragjik rrugor u ka marrë jetën dy të rinjve në zonën e Modenës. Makina me pesë të rinj brenda saj u përplas me një mur dhe më pas u përmbys duke shkaktuar 2 viktima dhe 3 të plagosur.

Një prej viktimave ishte edhe 18 vjeçari shqiptar Idris Kreshpaj dhe një 24 vjeçar i identifikuar si Rida Sidrine.

Të tjerët që mbetën të plagosur në përplasjen fatale, po marrin ndihmë mjekësore në spital. Dyshohet se shkak për aksidentin tragjik është bërë fillimisht shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte drejtuesit i mjetit dhe më pas humbja e kontrollit nga ana e tij. Versus.al

Poll