AKTUALITET /

Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë shqiptari, u përplas "kokë më kokë" me mjetin kundravajtje

Sipas hetimeve paraprake, 44 vjeçari shqiptar nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Shkruar nga Versus
Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë shqiptari, u përplas
I ndjeri Eduart Sharka

Itali- Një aksident tragjik në Pontebbana i ka marrë jetën një 44 vjeçari shqiptar që jetonte në këtë zonë që prej 2010-ës.

Eduart Sharka u gjet disa metra jashtë makinës së tij pas përplasjes kokë më kokë me një tjetër automjet që vinte në drejtim të kundërt. Mësohet se shkak për aksidentin është bërë fakti që italiani që drejtonte mjetin tjetër ishte duke udhëtuar kundravajtje.

Ndërsa shqiptari nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe për pasojë plagët e marra rezultuan fatale.

Drejtuesi i Golfit që u përplas me Fiat Punto-n e shqiptarit është nën hetim. Viktima jetonte në Itali së bashku me vajzën e tij dhe së fundmi kishte hapur një biznes zdrukthtarie. Versus.al

Poll