AKTUALITET /

Aksident tragjik në Lushnjë, BMW e marrë me qira bëhet ‘copash’! 1 orë për të nxjerrë shoferin e pajetë

Shkruar nga Versus
Aksident tragjik në Lushnjë, BMW e marrë me qira bëhet
Përpjekjet e efektivëve për nxjerrjen nga makina të trupit të pajetë

Një aksident tragjik ka ndodhur pas mesnatës së djeshme në rrugën Lushnjë-Fier ku si pasojë e daljes nga rruga të makinës, ka mbetur i vdekur shoferi i cili ende nuk është identifikuar.

Sipas grupit hetimor, mësohet se fillimisht makina është përplasur me një shtyllë elektrike dhe më pas me një strukturë betoni të një kanali pranë. Për pasojë mjeti është bërë “copash” dhe efektivët e kanë pasur shumë të vështirë për të nxjerrë nga automjeti shoferin e pajetë.

Mjeti tip “BMË” rezultonte e marrë me qira por po hetohet nëse emri i gjetur në regjistrin e kompanisë është i njëjtë me atë të viktimës. Rezulton se vetura ishte marrë me qira në emër të Ariol Ristas. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: