
Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në aksin që lidh kryeqytetin me Durrësin.
Një 28 vjeçar me inicialet Gëzim Muçaj ka humbur kontrollin e automjetit të tij duke u përplasur me trafikndarësen. Shoferi dhe tre pasagjerët dolën nga mjeti dhe teksa prisnin në rrugë, u përplasën nga një tjetër makinë që drejtohej nga I.L.
Për pasojë i riu Gëzim Muçaj humbi jetën, ndërsa tre pasagjerët u dërguan në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Policia shoqëroi në komisariat shoferin I.L për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Versus.al







