Gjirokastër- Një aksident fatal ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tepelenë ku një 25 vjeçar ka humbur jetën.
I riu Ergest Qenani po udhëtonte me motor në momentin kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën. Plagët e marra në kokë, rezultuan fatale për të riun i cili nuk arriti të mbijetonte.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po merret me veprimet e mëtejshme të rastit. Versus.al
