AKTUALITET /

Aksident tragjik në Zvicër, kamioni përplas për vdekje 11 vjeçarin shqiptar në ditën e tij të fundit të shkollës

Komuniteti lokal është tronditur nga ngjarja e rëndë e ndodhur, ku ndërroi jetë shqiptari 11 vjeçar.

Shkruar nga Versus
Aksident tragjik në Zvicër, kamioni përplas për vdekje 11
Lulet e vendosura në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik

Një tragjedi ka ndodhur në Bazel të Zvicres ku një fëmijë shqiptar, 11 vjeç, nga Maqedonia Veriore, nxënës si klases se katërt është goditur nga një kamion dhe ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Ky rast ka shokuar komunitetin shqiptar në kantonin e Bazelit dhe mbarë Zvicrën duke shkaktuar dhimbje të madhe.  Elior, kishte ditën e tij të fundit në klasën e 4-të. E motra e kishte parë ngjarjen dhe kishte vrapuar drejt nënës për t’i treguar se Eliori ishte përplasur nga kamioni.

“Hera e fundit që pashë Elior ishte të enjten në mbrëmje”, kujton babai i tij. Të nesërmen në mëngjes djali i tij ishte ende në gjumë kur shkoi në punë si mirëmbajtës. E ëma e pa 11-vjeçarin, duke shkuar në shkollë atë mëngjes, shkruan gazeta zvcierane, Le Canton27.ch. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: