AKTUALITET /

Aksident tragjik për familjen shqiptare në Itali, vdes babai! Nëna me dy fëmijët e mitur në spital

Shkruar nga Versus
Aksident tragjik për familjen shqiptare në Itali, vdes babai!
Makina e shkatërruar ku gjendej familja shqiptare

Itali- Një aksident fatkeq i ka marrë jetën kryefamiljarit të familjes shqiptare që po udhëtonte në zonën e Cremascas.

Mjeti “Skoda Octavia” me të cilën udhëtonte familja shqiptare me 4 anëtarë, u përplas me një tjetër automjet. Për pasojë humbi jetën kryefamiljari, Gëzim Markgjoka, 44 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, një djalë 7 vjeç dhe vajza 3 vjeçare përfunduan në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Një makinë e tretë, Ford Fiesta, ka dalë nga rruga dhe u përplas me një mur për të shmangur përplasjen me dy mjetet e tjera. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: