AKTUALITET /

Aksidenti me dy të vdekur në Gjirokastër, arrestohet 54 vjeçari që drejtonte mjetin e ushtrisë (EMRI)

Shkruar nga Versus

Aksidenti me dy të vdekur në Gjirokastër, arrestohet 54

Gjirokastër- Policia ka arrestuar 54 vjeçarin Bujar Gjoshi për aksidentin me 2 viktima të ndodhur ditën e djeshme në aksin që lidh qytetin me Tepelenën.

Gjoshi po drejtonte mjetin e ushtrisë që u përplas me automjetin tip “furgon” ku udhëtonin 2 viktimat, shoferi Pano Kalanderi dhe pasagjeri në automjet.

Ndaj të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit. Materialet proceduriale iu referuan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: