
Pas tragjedisë së ndodhur në Durrës, ku dy të mitur humbën jetën në një aksident rrugor, ka reaguar edhe shkolla “Demokracia”, ku ata ishin nxënës.
Në një mesazh publik, institucioni arsimor shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e dy vogëlushëve, duke e cilësuar ngjarjen si një fatkeqësi të rëndë jo vetëm për familjet, por edhe për gjithë komunitetin shkollor dhe qytetarët që i njihnin.
Shkolla u ka përcjellë ngushëllime familjeve dhe të afërmve, duke theksuar se fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar dhimbjen e kësaj humbjeje të parakohshme.
Në reagim theksohet gjithashtu se kujtimi i nxënësve do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e mësuesve dhe shokëve të tyre, ndërsa u është uruar forcë familjeve për përballimin e kësaj tragjedie të rëndë./Versus.al

