Aksioni i policisë për skuterave që hyri në fuqi ditën e djeshme,13 tetor duket se është vetëm për individët pasi kompania e bashkisë ‘Binbin’ vazhdon akoma punën e saj e cila i jep këto mjete duke mos patur asnjë kriter të rreptë për moshën.
Siç raportoi ditën e djeshme Versus.al në qendër të Tiranës u panë kudo skutera elektrikë të kësaj kompanie.
Videoja e mëposhtme tregon skuterat e rreshtuara edhe pse policia konfiskoi ditën e djeshme me dhjetra mjete të këtij lloji që iu përkisnin qytetarëve të thjeshtë duke hasur rezistencën e këtyre të fundit.
Aksionin filloi pas një urdhëri të dhënë nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda.
''Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë. Gjithashtu dua të informojë të gjithë ata që e shohin monopatinën elektrike si një mënyrë biznesi për dhënien me qira ditore duhen të kenë të qartë që të mos investojnë në këtë aktivitet. Do të hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjtihë. Do të qartësojmë njëherë e përgjimonë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike mund të përdoren dhe ku jo si dhe kriteret për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse, kaskat apo shpejtësia e lejuar.' tha ministrja e Brendshme, Albana Koçiu./Versus.al







