AKTUALITET /

Akuzohet për grup kriminal, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur sot në SPAK për hetimet mbi skandalin e tenderave publikë, ku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash.

Shkruar nga Versus
Akuzohet për grup kriminal, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda
Mirlinda Karçanaj në SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur sot në SPAK, duke u shoqëruar nga avokati i saj.

Karçanaj ndodhet nën masën e ‘arrestit në shtëpi’ në kuadër të hetimeve për skandalin me tenderat publikë.

Ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza edhe ndaj Ergys Agasi dhe biznesmenit Ermal Beqiraj për veprat penale të konkurrencës së paligjshme përmes dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Agasi dhe Beqiraj nuk janë arrestuar ende dhe masat e arrestit me burg ndaj tyre mbeten të paekzekutuara./Versus.al

Poll