Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur lirimin nga qelia të Hava Delibashit, ish-zëvendës drejtoreshës së AKSHI-t e cila akuzohet për grup kriminal së bashku me Karçanajn sa i takon abuzimeve me tenderat në institucionin ku ishte zëvendës drejtuese.
Ndërkohë, në fuqi ndaj saj mbeten masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Hetimet e SPAK deri më tani kanë zbuluar një skemë kriminale të dyshuar si të drejtuar nga biznesmeni Ergys Agasi (në kërkim), i cili fshihej pas biznesmenit tjetër të shpallur në kërkim, Ermal Beqiri. Praktikisht milionat e eurove të tenderave, dyshohet se përfundonin tek Ergys Agasi pa kryer asnjë punë për AKSHI-n. Gjithashtu grupi kriminal kishte rrëmbyer edhe biznesmenin Gerond Meçe për ta presionuar që të dorëhiqej nga ankimi për tenderat e AKSHI-t. Pjesë nga dosja zbuluan sesi vetë Karçanaj shfaqej në zyrën e Agasit. Versus.al

